Vula e PD, Gjokutaj: Zvarritja që PD të mos regjistrohet në zgjedhje, vendimi do çelë beteja të tjera ligjore

Vula e PD, Gjokutaj: Zvarritja që PD të mos regjistrohet në zgjedhje, vendimi do çelë beteja të tjera ligjore

Pas mbledhjes me përkrahësit e tij, Enkelejd Alibeaj, deklaroi sot se ishte dhe ndihej kryetar i Partisë Demokratike.

Lidhur me këtë, avokati Genc Gjokutaj, në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se Alibeaj nuk dihet kryetar, por princeshë e maxhorancës së majtë.

Avokati Gjokutaj sqaroi edhe se çfarë ndodhi në seancën e Gjykatës së Apelit, më 3 mars. Sipas tij, zvarritja gati një vjeçar për çështjen tregon se ajo nuk ka pasur asgjë për të gjykuar, por duhej mbyllur dhe se kjo është bërë për të mos i dhënë dot kohë fizike Partisë Demokratike për tu regjistruar në zgjedhje.

Foshnjat e kanë kuptuar se dhe zgjidhja foshnjarake ka qenë. Në fakt me ca ka ndodhur Alibeaj mund të ndihet princeshë e maxhorancës, por jo kryetar. Që është bërë diçka aty është e sigurt, por në respekt tuajin dhe shikuesve më duhet të them se të japësh përgjigje për sqarimin e kësaj duhet të kemi arsyetimin e vendimit të apelit, por ne kemi vetëm, prishjen e çështjes dhe kthimin për gjykim. Vendimi i saj është shumë i vështirë për tu argumentuar. Çështja në gjykatë ka vajtur me ankimin e Alibeajt. E kemi thënë se një gjyqtare e shkallës së parë e vlerësoi se Alibeaj mund të bënte ankim, madje në gjyqin e apelit kanë pranuar se nuk ishin palë. Ky ka qenë absurdi. Zvarritja gati një vjeçar për çështjen tregon se ajo nuk ka pasur asgjë për të gjykuar, por duhej mbyllur. Apeli i ka bashkuar dosjet pa vënë në dijeni palët. Kërkesa e grupit të Alibeajn në apel ka qenë me dy objekte e para të shfuqizohet gjykimi dhe të pushohet çështja ose në alternativë të prishet dhe të kthehet për rigjykim dhe gjykata e apelit them unë nuk e ka pranuar se nuk mund të pranohet dot të shfuqizojë dhe pranojë çështjen sikur nuk ka ndodhur gjë. Kështu kanë zgjedhur zgjidhjen alternative. E kam thënë që në korrik se e gjithë kjo zvarritje është bërë për të mos i dhënë dot kohë fizike Partisë Demokratike për tu regjistruar në zgjedhje. Në 18 mars 2022 Basha ka bërë një autorizim për Bardhin dhe Alibeajn dhe 4 ditë më pas ka dhënë dorëheqjen. Sot që flasim Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk janë kryetar, kryetar është Berisha i zgjedhur nga kuvendi.

I pyetur se çfarë do bëjë KQZ, Gjokutaj tha se do shohim çfarë qëndrimi do mbajë.

Sot kam dëgjuar se Celibashi ka thënë se ne do konsultojmë praktikën gjyqësore dhe kodin zgjedhor, mendoj se këta që mbërthyen gjykatën mbërthyen dhe KQZ. Kjo betejë dhe ky vendim  gjyqësor do të çelë beteja të tjera ligjore sepse këtu janë mohuar të drejta bazike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy