Zgjedhja e kreut të SPAK/ Neza: Procesi vërtetoi dyshimet për ndërhyrje të qeverisë, prokurorët të nisin vetë hetime! (VIDEO)

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Neza: Procesi vërtetoi dyshimet për ndërhyrje të qeverisë, prokurorët të nisin vetë hetime! (VIDEO)

Analisti Sami Neza e konsideroi një risi procesin për rinovimin e drejtimit të SPAK.

Duke folur në MCN Live Neza tha se procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK vërtetoi dyshimin e Ambasadores Amerikane për ndërhyrjen e qeverisë.

Rinovimi i drejtimit të SPAK-ut është një risi, në çfarëdo këndvështrimi ta shikojmë. Dumani theksoi luftën kundër korrupsionit në administratën publike. Qasja e tij përkon me nevojën e qytetarëve shqiptare. Pothuajse të gjitha raportet ndërkombëtare e konsiderojnë korrupsionin në Shqipëri si endemik. Dumani erdhi pas një debati të madh që u aktivizua, pas deklaratës së ambasadores amerikane se procesi për zgjedhjen e kreut të SPAK mund të trukohej. Në përfundim u vërtetua dyshimi që kishte Ambasada Amerikane për ndërhyrje të qeverisë në procesin e zgjedhjes së drejtuesin e SPAK. 4 anëtarë të KLP votuan për kandidatin që supozohej që u mbështet nga qeveria. Dumani s’mori asnjë votë nga anëtarët jo prokurorë dhe që vinin jo nga Parlamenti”.

Neza theksoi se prokurorët e SPAK duhet të jenë vetë iniciatorë të nisjes së hetimeve dhe jo të funksionojë vetëm me padi.

Duhet që prokurorët e SPAK-ut dhe SPAK-u t’u kthehen nisjes së hetimeve. Ata duhet të jenë iniciatorë të nisjes së hetimeve, sapo të kenë një informacion qoftë në media. Deri më tani SPAK ka punuar kryesisht me padi. Pritshmëria për padi për korrupsionin e  niveleve të larta është shumë e ulët. Janë të trembur, ose s’janë shumë të shtyrë për të bërë padi në SPAK, sidomos kur lidhet me korrupsione të nivele të larta. Ende s’e dimë se çfarë është duke bërë BKH. Është një institucion që është investuar shumë dhe ka një numër të lartë hetuesish. Nëse prokuroët e SPAK do presin që për një korrupsion të realizuar në nivelin e ministrit apo kryeministrit, apo drejtorëve, do jetë e vështirë që të ketë hetim për këtë çështje. Prandaj prokrurorët e SPAK duhet të marrin vet në dorë nisjen e procedurave të hetimit”.

Neza tha se duhet të rishikohet ligji i SPAK dhe të hetohen kryesisht veprat e rënda penale, dhe jo rastet e shumave të papërfillshme.  

Duhet të rishikohet ligji i SPAK që të vendoset një prag tjetër për korrupsionin. Korrupsioni s’është cilësi, është sasi. Duhet një kufi për veprat penale të korrupsionit që duhet t’i hetojë SPAK. Është krejt e palogjikshme të angazhosh një trup të tillë, të merret me korrupsion 300-400 euro. Kjo do të thotë të detyrosh SPAK-un të merret me gjëra që vogla që të mos merret me gjëra të mëdha. Është trupë e specializuar që duhet të merret me vepra penale që kanë impakt në buxhetin e shtetit, në arkën e shtetit. S’është logjike që ne përgatisim një trup speciale, që kalon në një kalvar trajnimesh dhe verifikimesh, dhe kur bëhen prokurorë të SPAK merren me gjëra të vogla. Kjo s’ka sens! Realiteti për të cilat shërbejnë disa ligje nuk përshtaten. Kjo e bën të nevojshme që ligji për SPAK-un dhe një seri ligjesh të shqyrtohen edhe njëherë nga fillimi”.

Lidhur me amnistinë fiskale dhe deklaratat e kryeministrit, Neza tha:

Është ky zakon i Ramës, që kthehet në folk, sa herë i duhet kjo sjellje. S’ka lidhje me faktin që Shqipëria është vend i vogël apo vend i madh, Shqipëria është vend i korruptuar, institucionet funksionojnë shumë pak. Kemi pasur 2-3 raste ku SPAK-u ka pasur dokumente në dorë dhe s’është marrë me to. Çështja e amnistisë fiskale lidhet tërësisht me mundësitë e Shqipërisë për ta absorbuar. Shqipëria nuk e ka kapacitetin për këtë. Ka një debat nëse industria e ndërtimit në Shqipëri po pastron para. Kemi ndërtime të larta, ku paratë që përdoren janë para të diskutueshme, që duhet të kalojnë në proces hetimi. S’ka instrumente Shqipëria për të ndaluar futjen e parave të pista në vend. Sasia e parasë të sekuestruar, apo pasurive të sekuestruara janë rritur, por kjo s’i jep mbështetje argumentit të Ramës se mund të absorbojmë një amnisti fiskale”.

Duke folur mbi çështjen “Xhaçka”, Neza tha se opozita duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese akte normative të qeverisë që s’janë bërë në kushte emergjence, pasi mund të jenë kopertura të aferave korruptive.

Opozita duhet të çojë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha aktet normative, që janë koperturë që po përdoret nga qeveria për të mbuluara aferat e mëdha korruptive. Aktet normative prodhohen në situata të veçanta. Aktet normative dalin vetëm në raste emergjence dhe s’ka kohë të prodhohet një ligj sipas procedurave. Akti normative për investime strategjike, s’ka pasur kurrëfarë emergjence. Të gjitha aktet që s’janë prodhuar në kushtet e emergjencës, duhet të çohen në Gjykatën Kushtetuese dhe të zhvlerësohen, sepse janë koperturë e aferave të korrupsionit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy