
Qysh nga nisja e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, janë vrarë 240 fëmijë, si dhe 436 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Këto shifra u bënë publike nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, me anë të një postimi në Telegram, cituar nga Ukriform.
Në njoftim nënvizohet se të dhënat nuk janë përfundimtare dhe se verifikimi në terren nuk është i mundur në të gjitha zonat, pasi një pjesë janë nën kontrollin e ushtrisë ruse.
Dy fëmijët e vegjël që humbën jetën ishin në makina civile, kur u sulmuan me bomba në rajonin e Mykolaiv.
Numri më i madh i viktimave u regjistrua në rajonet e Donetsk, Kiev, Kharkiov dhe Chernihiv.



