Vizita e Von der Leyen në Mal të Zi/ Mehmeti: Përçarjet politike vënë në pikëpyetje integrimin

Vizita e Von der Leyen në Mal të Zi/ Mehmeti: Përçarjet politike vënë në pikëpyetje integrimin

Gjatë ndalesës së saj zyrtare në Malin e Zi në tetor 2026, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Podgorica mbetet vendi më i avancuar në rajon drejt anëtarësimit në BE, duke bërë thirrje për përshpejtimin e reformave në sundimin e ligjit.

 

Megjithatë, në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN tv, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LDMZ), Saubih Mehmeti, u tregua më skeptik, duke theksuar se kriza e brendshme politike po rrezikon këtë proces.

 

Sipas Mehmetit, raportet e brishta brenda koalicionit qeverisës në Mal të Zi, të cilin ai e cilësoi si një "koalicion konglomerat", mund të bëhen pengesë për objektivin e anëtarësimit. 

 

Deklarata e znj. Von der Leyen i referohet gjithnjë vitit 2028 që mund të jetë real, por duke parë edhe situatën politike në Mal të Zi, ku dolën në sipërfaqe raportet e brishta të këtij koalicioni konglomerat, vë në pikëpyetje edhe procesin e integrimit.

 

Për më tepër, duhet të theksoj se Mali i Zi i ka hapur 33 kapituj, prej të cilëve 18 janë pranuar dhe mbetet ende punë për të realizuar, edhe pse pritet nga gjysma e muajit tetor të kemi Konferencën e radhës dhe ka gjasa që ndoshta ndonjë kapitull tjetër të mbyllet.

 

Është aktual kapitulli 23 dhe kapitulli 24, që i referohen kryesisht të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, gjegjësisht pakicave, dhe kapitulli 24 që ka të bëjë me Gjyqësorin. 

 

Janë këta dy kapituj që pozita dhe opozita të vijnë me një marrëveshje të përbashkët.

 

Edhe mesazhi i znj. Von der Leyen ishte shumë i qartë që përpjekjet politike të jenë në përgjegjëshmëri dhe të anashkalojmë ndasitë politike që të arrijmë qëllimin final. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy