Dilaveri: Qeveria s’i do sytë e BB në projekte. Deklarata e Ramës për dalje nga ICSID, rrufe në qiell të hapur!

Dilaveri: Qeveria s’i do sytë e BB në projekte. Deklarata e Ramës për dalje nga ICSID, rrufe në qiell të hapur!

900 milionë euro është vlera e plotë e investimeve që do të burojnë nga Strategjia e Partneritetit, e nënshkruar midis Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare. Ekspert i ekonomisë Flobens Dilaveri duke folur në “MCN Economy” vuri në dukje se ndër vite BB ka qenë e fokusuar në energji, por ajo nuk është sektor prioritar për qeverinë. Dilaveri ngriti pikëpyetje se ndoshta qeveria nuk do sytë e një institucioni si BB në këtë fushë apo këto projekte.

Objektivat madhorë të Bankës Botërore janë shumë të rëndësishëm sepse vijnë si pasojë e një pune studimore, i grupeve të mëdha dhe burimeve të jashtëzakonshme njerëzore. Janë gjë e mirë dhe e jashtëzakonshme për vende me potenciale të vogla si Shqipëria.  Kur flitet për 900 milionë euro janë 10-12 projekte. Projektet e BB kërkojnë 5 deri në 7 vite për t’u implementuar, për shkak të procedurave burokratike, problematikave që hasen në terren. Pashë që realizimi i të tre objektivave do vijë nëpërmjet investimit në infrastrukturë. Ata janë zgjedhur rreth 30 ura në Shqipëri për të investuar. Ura e parë ishte ura e Viroit dhe një urë që lidh Tiranën dhe Durrësin. E dyta është ndikimi në dixhitalizim, ose investimi në projekte dixhitalizimi, 200 laboratorë që do ndërtoheshin në shkollat 9-vjecare dhe të mesme, BB do kishte financim total. E fundit ishte pjesëmarrja dhe financimi në  projektet në bujqësi, turizëm. Për mua janë të gjitha të rëndësishme, edhe pse më bën përshtypje fakti që ndër vite BB ka qenë e fokusuar në investimet në energji. Sot në gjithë botën është sektor prioritar. Nuk është tërhequr BB, por qeveria shqiptare s’e ka përzgjedhur mes prioritet. Këtu më lind një pikëpyetje e madhe, ndoshta qeveria s’do sytë e një institucioni si BB në këtë fushë apo këto projekte. Uroj të jem unë gabim. Të shmangësh BB nga financimet në projekte energjetike më duket diçka që kërcet.

250 milionë euro të vendosura nga IFC nuk janë zbatuar. Pikëpyetja ime është, duke ditur mënyrën se si këta operojnë, këto institucione të niveleve të larta, nuk kanë gjetur ato kritere që ata duan për të zbatuar projektet e tyre në Shqipëri. Fakti që s’kemi asnjë deklaratë të IFC-së, dhe qeverisë shqiptarë, që sot gjejmë zero fonde të lëvruara, tregon prapë që diçka nuk shkon. Prioritet më të madh se energjia s’ka qeveria shqiptare, duhet me ua thënë, që ose e kanë harruar, ose s’e kanë pasur mendjen kur e ka shkruajtur!

Eksperti e konsideroi “rrufe në qiell të hapur” deklaratën e Ramës për të dalë nga ICSID, që është gjykata e arbitrazhit të BB.  

Jo çdo fjalë e mirë e BB është e merituar, sepse ata biznes kanë ardhur të bëjë në Shqipëri. Padyshim që janë në mes interesat, sepse ai sjell para dhe merr më shumë para. Do ishte me vend që të kishim një përgjigje nga BB përse projektet e IFC s’janë zbatuar.  Ne nuk kemi burime njerëzore të afta për të çuar përpara projekte që lidhen me klimën.

Fondet menaxhohen nëpërmjet ministrive. Raporti i drejtpërdrejtë i BB është me qeverinë dhe ministritë. Ata kanë mekanizmat e tyre se si i monitorojnë. Janë jashtëzakonisht pozitivë instrumentet që ata përdorin. Nuk e di nëse sot z.Salinas do kishte dëgjuar deklaratën e kryemininistrit për të dalë nga ICSID, për mua është rrufe në qiell të hapur për cilindo investitor të huaj. Investimet e huaja s’mund të kenë të njëjtën garanci kur t’i thua që s’do njoh gjykatën e arbitrazhit të BB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy