
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha sot në Parlament se Lulzim Basha e ka kthyer PD-në një makineri të pastrimit të parave. Balla iu referua parave të paguara nga demokratët për lobim, për të cilat prej ditësh është kërkuar transparancë. Balla tha se nëse nuk bëhet kjo e fundit, socialistët do të padisin Bashën për mashtrim.
“E ke kthyer PD në një makineri pastrimi parash. Njeriu që flet për çdo gjë, kur vjen fjala për një çështje kaq të rëndë që ka përfshirë emrin dhe partinë e tij nuk flet. Pagesat e PD janë bërë me para që vijnë nga burime të paligjshme. Janë para të pista dhe Kodi dënon këdo që është përfshirë në këtë aferë të pisët”, tha ai.



