Momente të pazakonta janë krijuar sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të drejtën e fjalës duke u përplasur me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit.
Sali Berisha kërkoi të drejtën e replikës ndaj kreut të qeverisë Rama, i cili përdori tone të ashpra në drejtim të tij.
Ndërkohë që Lindita Nikolla i dha të drejtën e fjalës Enkelejd Alibeajt, në të njëjtën kohë në foltore ka qenë edhe Berisha.
Ai i kërkoi Alibeajt që të lironte foltoren, por ky i fundit bëri rezistencë, duke bërë që Berisha ta shtyjë dhe t'i marrë foltoren.
Pas disa sekondash Enkelejd Alibeaj është larguar për t’u ulur në vendin tij.



