Martesë e paligjshme, bien akuzat për ish-kryeministrin e Pakistanit

Martesë e paligjshme, bien akuzat për ish-kryeministrin e Pakistanit

Një gjykatë në Pakistan ka liruar ish-kryeministrin Imran Khan dhe gruan e tij nga akuzat për martesë të paligjshme.

Khan dhe gruaja e tij Bushra Khan, e njohur gjithashtu si Bushra Bibi, u dënuan me shtatë vjet burg, disa ditë përpara zgjedhjeve në Pakistan në shkurt, sepse gjykata e gjeti martesën e tyre në shkelje të ligjit islamik.

Po apeli i tij është pranuar nga një gjykatë në Islamabad dhe akuzat kanë rënë

Por ndërsa ai është i pafajshëm për martesën, mbetet nën akuzë për nxitjen e trazirave nga mbështetësit e tij në maj 2023.

Avokati Intazar Hussain Panjutha i tha Al Jazeera se Khan "nuk do të lirohet pavarësisht nga pafajësia sot [të shtunën]".

Çështja e martesës u depozitua vitin e kaluar nga ish-bashkëshorti i Bibit, Khaëar Maneka, i cili pretendoi se gruaja e tij e divorcuar nuk respektoi pauzën e nevojshme tre-mujore të kërkuar sipas ligjit islamik përpara se të martohej me Khan. Maneka pretendon se u divorcua nga gruaja e tij në nëntor 2017. Khan njoftoi martesën e tij të tretë, me Bibin, në shkurt 2018, muaj para se të bëhej kryeministër.

Në fillim të këtij muaji, një panel ekspertësh të Kombeve të Bashkuara e gjeti ndalimin e Khan si arbitrar dhe tha se "nuk kishte bazë ligjore dhe duket se kishte për qëllim ta skualifikonte atë nga kandidimi për poste politike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy