Festivali i Filmit në Kanë organizon një mini-edicion simbolik në tetor

Festivali i Filmit në Kanë organizon një mini-edicion simbolik në tetor

Festivali i Filmit në Kanë, i cili nuk mundi të zhvillohej në pranverë për shkak të krizës shëndetësore, do të mbajë një edicion të jashtëzakonshëm të vogël në fund të tetorit, me shfaqjen e katër filmave nga zgjedhja zyrtare “Cannes 2020”.

Ky mini-festival do të hapet në Pallatin e Festivaleve me “Un triomphe” nga Emmanuel Courcol me Kad Merad, në prani të ekipit të filmit dhe do të përfundojë me “Les Deux Alfred” nga Bruno Podalydès, në prani të regjisores dhe aktores kryesore, Sandrine Kiberlain.

“Juria, e cila ende nuk është zbuluar, do të japë “Palmën e Artë” për filmat me metrazh të shkurtër dhe çmimet “Cinéfondation” për talentet e reja”, theksuan organizatorët në një deklaratë.

Për shkak të situatës që shkaktoi koronavirusi, Festivali i Kanës u dorëzua duke botuar vetëm një listë me 56 filma që ishin pjesë e zgjedhjes zyrtare të tij 2020.

Në Kanë, festivali më prestigjioz i filmit shpreson të rifillojë ecurinë e tij normale vitin e ardhshëm dhe të mbahet nga 11 deri më 22 maj 2021, për edicionin e tij të 74-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy