
Kanë kaluar 2 javë që prej vrasjes së Oliver Ovanovic, kur pala serbe ndërpreu bisedimet në Bruksel. Por shefi i ekipit negociator me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se dialogu pritet të rinisë shumë shpejt. Sipas tij, fundi i muajit shkurt do të shënojë kohën e fillimit të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel. “Datë të saktë nuk ka mirëpo në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi”-tha Arifi, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Beogradi.



