Facebook krijon hartat për emergjenca (VIDEO)

Facebook krijon hartat për emergjenca (VIDEO)

Facebook ka nisur një nismë që synon të ndihmojë organizatat humanitare për të shpëtuar jetën në emergjenca.

Hartat e katastrofave do të pasqyrojnë lëvizjet dhe vendndodhjen e njerëzve para, gjatë dhe pas fatkeqësive për të ndihmuar agjencitë e ndihmës që të punojnë aty ku duhet të furnizojnë me ushqime, ujë dhe pajisje mjekësore.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg u shpreh: "Kur ka përmbytje, tërmet, zjarr apo fatkeqësi të tjera natyrore, organizatat e reagimit kanë nevojë për informacion të saktë se ku ndodhen njerëzit të cilët janë në rrezik".

"Kur kanalet tradicionale të komunikimit si linjat telefonike janë poshtë, mund të marrë shumë kohë për të kuptuar se ku kanë nevojë njerëzit për ndihmë".

Zuckerberg tha se hartat e reja do të ndihmonin në ndërtimin e "komuniteteve të sigurta, dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë më shumë nisma si kjo".

Ndër të tjera, kompania ka punuar me UNICEF-in, Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Programin Botëror të Ushqimit, për të identifikuar se cilat të dhëna do të ishin më të dobishme. Të gjithë do të kenë qasje të menjëhershme në hartat e reja, me agjenci të tjera që duhet të ndjekin.

Facebook tha se do të ofronte tre lloje të hartave:

- Hartat e densitetit të vendndodhjes do të tregojnë vendndodhjen e njerëzve para, gjatë dhe pas një katastrofe.

- Hartat e lëvizjes do të ilustrojnë fluturimin midis lagjeve ose qyteteve për disa orë.

- Hartat e kontrollit të sigurisë do të tregojnë kur përdoruesit japin sinjalin për familjen dhe shokët e tyre se janë jahstë rrezikut për jetën.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy