Bejko: SPAK është futur rëndë në bashkinë Tiranë, zëra se Veliajt i është bllokuar pasaporta

Bejko: SPAK është futur rëndë në bashkinë Tiranë, zëra se Veliajt i është bllokuar pasaporta

Politologu Roland Bejko, deklaratën e drejtuesit politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nga protesta e sotme se brenda bashkisë së Tiranës janë duke u manipuluar provat, e sheh si shumë të rëndë.

Duke folur nga studio e lajmeve në MCN TV, ai tha se një akuzë e tillë i duhet drejtuar drejtësisë, duke deklaruar se SPAK është futur rëndë në bashkinë e Tiranës.

Nga ana tjetër Bejko shtoi se ka zëra se kryebashkiakut Erion Veliaj, i është bllokuar pasaporta.

Nëse ka prova që në bashki po manipulohen provat kjo është një gjë shumë e rëndë.

Nëse SPAK i merr dokumentet nga zyra e vetë Veliajt, i çon në Fier dhe i firmosin drejtorët, nuk ndodh.

Se SPAK nuk kontrollohet nga vetëm disa prokurorë, aty është prezenca e shteteve partnere sidomos SHBA, në dosje të caktuara.

Nuk e kuptoj protestën para bashkisë me 50 vetë, se zoti Veliaj është nën hetim.

E këndon gjeli i madh këtë lloj kënge që prokuroria është e inkriminuar dhe më pas të tjerët.

Nuk mund të flitet me këtë gjuhë për strukturën e cila ka 90% të të ndaluarve që i përkasin politikës, vijnë nga krahu i Partisë Socialiste, dhjetëra dosje e lidhin politikën me krimin.

Janë konstatuar bashkëpunime me banda të caktuara nga kryetarë bashkish, deputetë, është një strukturë e tërë partiake në burg.

Të dalësh të thuash që SPAK është organizatë kriminale dhe të thuash që t’i arrestoj, kjo nuk ka kuptim, nuk jep vota.

Punonjësit e bashkisë nën akuzë, janë tashmë të ndaluar, kulmi është me dosjen “5D”, SPAK është futur rëndë në bashkinë e Tiranës. Zoti Këlliçi e di rrugën e SPAK.

Nuk jam të them se çdo gjë që bën SPAK është e pakontestueshme, por nuk mund të ecin me të njëjtën gjatësi vale me oreksin politik të njërës palë apo tjetrës, madje unë mendoj se ata nuk e shohin fare ka apo nuk ka protestë.

Ata janë duke ndjekur dosjet. Më parë se opozita ka qenë SPAK që ka zbritur në zyrat e bashkisë si për megaskandalin “5D” apo dhe inceneratorët.

Ditëve të fundit thonë se kryetarit të bashkisë Tiranë i është bllokuar pasaporta.

Ka bërë dhe ndryshime të stafit brenda bashkisë, kërkon të shpëtojë veten.

Po bën ndryshimet, por shpëtimi nuk është zëvendësimi i disa emrave me disa emra patronazhistësh, por largimi i Veliajt.

Ose Veliaj do largohet nga SPAK, ose me zgjedhje në 2027.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy