Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka mbledhur sërish sot task forcën ku ka dhënë informacione të reja për median, për të qetësuar qytetarët pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme, ku thuhej se janë evidentuar raste me koronavirus në Shqipëri.
Ministrja Manastirliu u shpreh se në Shqipëri nuk ka vend për panik dhe i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që për informacione t’i referohen vetëm ekspertëve.
Ndër të tjera Ministrja deklaroi se masat në pikat kufitare janë dyfishuar.
“Qytetarët për informacione ti referohen vetëm atyre informacioneve zyrtare që dalin nga strukturat e ministrisë. Nga informacioni ditor që jep ministria si dhe struktura që po ndjek dhe monitoron këtë situatë.
Shumë e rëndësishme bashkëpunimi me ju gazetaret, për çdo shqetësim, pyetje apo informacion ne jemi të hapur për të komunikuar me ju 24 orë në shtatë ditë të javës. Është normale të kesh shqetësim në këtë situatë, por nuk duhet që paniku të na zërë arsyen dhe të na çojë në drejtime të cilat nuk bazohen në fakte reale. E kërkoj këtë me mirësi.
Shqipëria nuk ka asnjë rast te konfirmuar. Ju keni informuar për rastet që kanë qenë të dyshuara ku gjashtë raste që janë analizuar kanë rezultuar negative. Kemi dyfishuar masat në pikat kufitare. Në aeroportin e Rinasit, në portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe në pikat e kalimit kufitar tokësor, ku vetëm dje kemi monitoruar më shumë se 4500 udhëtarë që kanë ardhur nga vendet që kanë transmetim komunitar ku futet edhe Italia”, u shpreh Manastirliu.
Fjala e ministres:
Komunikimin me mediat e kemi thelbesor. Dje kane qarkulluar shume mesazhe qe perhapen panik. Eshte koha te bazohemi ne fakte, eshte koha te degjojme ekspertet, te cilet jane me te miret dhe te cilet po ndjekin hap pas hapi planin e task forces.
Dua tju ftoj si media. Ky është një komunikim përveçse me task forcën, edhe me ju, për tu patur bashkepunetore pasi kerkon mbi të gjitha përgjegjësi transparece, e them kete sepse dje u perballem me mesazhe te paverteta. Dua tju them si media dhe si gazetare qe ndiqni keto lajme dhe raportoni, dua tju falenderoj per ato qe keni percjelle.
Qytetaret për informacione ti referohen vetem atyre zyrtare atyre që dalin nga ministria e shëndetësisë. Informacione zyrtare të institutit të shëndetit publik që po monitoron këtë situate.
Për çdo pyetje jemi të hapur siç kemi qenë gjatë kësaj kohe, për të komunikuar me ju. Të gjithë strukturat e shtetit janë në gatishmëri. Jo vetëm për tu përgjigjur pyetjeve por edhe për shqetësimet që ka publiku. Është normale të kesh shqetësime por nuk duhet që paniku të na zërë arsyen, sidomos për lajme që nuk bazohen në fakte reale.
Shqipëria deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Ju keni raportuar për raste të dyshuara. Dhe 6 raste kanë rezultuar negative. Deri në këto momente Shqipëria nuk ka asnjë rast me koronavirus.
Që nga përhapja në Itali ne kemi dyfishuar masat në pikat e kalimit kufitar. Në portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës dhe në pikat e kalimit kufitar këmbësor. Dje kemi monitoruar më shumë se katër mijë e 500 udhëtarë që kanë ardhur nga vende të tjerë, ku futet dhe Italia.
Edhe pa u shpallur gjendja ndërkombëtare e emergjencës ne kemi qenë aktiv për të marrë masa në mbrojtje të popullatës. Masat e shtuara kanë të bëjnë me dyfishimin e strukturave tona të inpektorëve të shëndetësisë në pikat e kalimit kufitar. Po bëhet kotroll i imtësishëm i të gjithë udhëtarëve.

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin, ka deklaruar se Policia ka nisur hetimet për lajmet e rreme dhe ato të cilat ngjallin panik në popull.
“Të gjithë qytetetarët kontrollohen në pikat kufitare. Jemi në ndjeni të disa mesazhe që kanë shqetësuar publikun. Nga policia e Shteti kanë filluar hetimet, për këto mesazhet me ‘voice’, dhe vijojnë hetimet. Kemi nisur hetime për lajmet e rreme. Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri”, u shpreh ai.



