Facebook dorëzohet para Erdoganit, do t'i bindet ligjit të ri turk

Facebook dorëzohet para Erdoganit, do t'i bindet ligjit të ri turk

Facebook ka njoftuar emërimin e një përfaqësuesi ligjor në Turqi, pak muaj pasi Ankaraja kishte paralajmëruar sanksione të reja të rënda për mosrespektimin e legjislacionit të diskutueshëm turk mbi gjigantët e internetit.

Rrjeti social amerikan, së bashku me kompanitë e tjera të mëdha dixhitale, nga Twitter te YouTube, ishin ndëshkuar me gjoba në vlerë miliona dollarë për mosrespektim të ligjit, në fuqi që nga tetori. OJQ-të dhe opozita turke e kanë kundërshtuar këetë ligj.

Përfaqësuesi që ka caktuar Facebook në Turqi vlen edhe për filialin e Instagram-it. Nëse nuk do të pranonte kompromisin, Facebook do të rrezikonte ndalimin e reklamave dhe uljen deri në qershor të gjerësisë së bandës deri në 90%, ekuivalente me një ndërprerje pothuajse të plotë. Kompania thekson se platforma e saj synon të mbetet një hapësirë ​​e "lirisë së shprehjes".

Përveç emërimit të një përfaqësuesi, përgjegjës për përmbajtjen dhe heqjen e saj brenda 48 orëve me kërkesë të autoritetit gjyqësor, legjislacioni turk parashikon platforma me mbi një milion vizitorë unikë në ditë për katalogimin e të dhënave të përdoruesve në serverat lokalë, çka ka ngritur shqetësime për jetën private.

Reforma u mbështet fuqimisht nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili, megjithë popullaritetin e tij të madh në këto platforma, nuk i ka kursyer kurrë kritikat ndaj mediave sociale që nga përdorimi i tyre në protestat anti-qeveritare të vitit 2013 në Parkun Gezi.

Ditët e fundit, Erdogan ka nxitur bojkotin e WhatsApp-it për rregullat e reja të privatësisë, duke i orientuar turqit të shkojnë drejt përdorimit të Telegramit dhe aplikacionit lokal të mesazheve Bip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy