Zejnaj: Kosova ndodhet para një ngërçi institucional, zaptim i shtetit prej mosveprimit (VIDEO)

Zejnaj: Kosova ndodhet para një ngërçi institucional, zaptim i shtetit prej mosveprimit (VIDEO)

Politologu Argjend Zejnaj thotë se dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka prodhuar një nga situatat më të pazakonta në historinë e Kosovës pas pavarësisë, ndoshta dhe para saj.

Në emisionin “MCN Informacion”, ai deklaroi se aktualisht Kosova ndodhet para një ngërçi institucional ku as Kuvendi nuk është vënë në funksion të plotë.

Sipas tij, kjo zvarritje nuk është vetëm teknike dhe formale, por po krijon pasoja reale, fillimisht në kredibilitetin e brendshëm por edhe në pozicionin ndërkombëtar dhe rajonal.

Drupal Ad

Ka mungesë funksionaliteti institucional në Kosovë dhe përshpejtimi i zhvillimeve në rajon mund të bëjë që të jemi një hap mbas Serbisë që jemi në dialog dhe jemi në një konflikt të ngrirë.

Aleanca mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës duhet ti bëjë një balanacë.

Por zhvillimet e brendshme të Kosovës e mbajnë vendin në vendnumëro edhe në kuptimin diplomatik dhe ndërkombëtar dhe kushtin e BE për të mbyllur temën e në dialogut me Serbinë, kemi një fillim proces ngërçi, nuk e kemi mbyllur ende procesin zgjedhor të shkurtit dhe kjo do ti kushtojë Kosovës.

Është në interes të Albin Kurtit që të tërhiqet nga detyra. Nuk mund të jetë dhe deputet i betuar dhe Kryeministër në detyrë.

Nuk e ka shumicën e sigurt asnjëra palë, po mundohen që ti marrin votat tek e tek secila palë. Në epërsi kohore është Kryeministri Kurti, i cili po shtyn seancat e Kuvendit për të fituar kohë.

Nuk dëshiron që t’i hyjë riskut me 62 vota, se është mësuar që të ketë 75 vota e lart.

Kryeministri Kurti duhet t’ia delegojë kompetencat e tij zëvendëskryeministrit të parë dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe ministrat.

Kjo që po ndodh është zaptim i shtetit prej mosveprimit. Ne kemi filluar ta deformojmë demokracinë.

Nëse nuk do me PDK, AAK, ulu me Listën SRPSKA, apo me minoritetet e tjera, por mos e mbaj shtetin kështu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy