Luftimet e ashpra vazhdojnë në Kiev dhe Kharkov në Ukrainë, me ushtrinë ukrainase e cila i reziston agresionit rus.
“Forcat ruse kanë humbur rreth 4300 trupa në pushtimin e Ukrainës”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.
Por ajo u tregua e kujdesshme që të saktësonte se ky numër, është në proces verifikimi.
Ndër të tjera detajoi në një postim të bërë në faqen e saj në Facebok, se trupat ruse humbën 146 tanke, 27 avionë si dhe 26 helikopterë.
Një deklaratë e tillë vjen teksa mediat ukrainase, po shfaqin vazhdimisht ushtarë rusë të kapur rob ose automjetet e tyre ushtarake të braktisura.



