Dialogu Prishtinë-Beograd, Milo: Asociacioni, çelësi për afrimin e palëve  

Dialogu Prishtinë-Beograd, Milo: Asociacioni, çelësi për afrimin e palëve  

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh asociacionin e komunave me shumicë serbe si pikën që mund të çojë drejt afrimit të palëve në dialogun Prishtinë-Beograd. Milo komentoi në studion e MCN TV qëndrimin e djeshëm të Escobar dhe Lajçak lidhur me asociacionin, duke hedhur hipotezën e një zgjidhjeje të ndërmjetme.

Synimi i të dy të dërguarve është gjetja e një rruge për ti afruar palët. Pra ata i kanë njohur që më parë qëndrimet e qeverisë së Kosovës. Kam përshtypjen se kërkojnë një zgjidhje të ndërmjetme. Pra mund të mos pranohet asociacioni në një titull zhurmëmadh por do të kërkohen disa elementë me qëllim që të hapet rruga e negociatave.

Pavarësisht se kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet nga kundërshtimi i tij për këtë projekt, Milo e sheh zgjidhjen pikërisht te zbutja e nuancave negative që ka marrë për Kosovën çështja e komunave me shumicë serbe.

Mendoj që zoti Kurti mbështetet shumë në parimet e mbrojtjes së sovranitetit dhe mbrojtjes së tërësisë territoriale. Në fund të fundit, ky ka qenë kali i tij i betejës. Prandaj nuk mund të çedojë. E gjitha klasa politike e Kosovës është unike sot në këtë pikë. Pra mendoj se zgjidhja do të jetë të zbutet kuptimi negativ që ka marrë asociacioni në sytë e Kosovës. Qeverisë i janë ofruar disa modele të asociacionit.

Sipas Milos, Tirana duhet ta mbështesë Prishtinën kur kërkon barazi të serbëve në Kosovë me shqiptarët në Luginë.

Qeveria shqiptare është në momentin e duhur që mund ta bëjë këtë lëvizje në mbështetje të qëndrimit të qeverisë së Kosovës. Ajo duhet të ketë informacione për sa po bisedohet. U takon qeverive shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë të konsultohen në mënyrë që t’i jepet mundësi qeverisë së Tiranës të mbajë qëndrimin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy