Donald Trump e ka quajtur kryetarin e bashkisë së Kenosha-s një Budalla. Kjo pasi sipas tij ai është arsyeja që anarkistët radikal janë ngritur për të protestuar.
Gjithçka ndodhi kur dy policisë qëlluan me 7 plumba në shpinë një person me ngjyrë, duke e lënë të plagosur dhe më pas të paralizuar, por fatmirësisht pa pasojë në jetë. Gjithsesi kjo ka mjaftuar që presidenti i Amerikës të hidhet në akuza për kryetarin demokrat të qytetit të Kenosha-s.
Teksa ishte rrugës për Kenosha Trump deklaroi se po të mos ishte për Garda Kombëtare që ai dërgoi ky qytet do të ishte djegur plotësisht nga protestuesit. Pavarësisht kësaj zyrtarët e Kenosha-s i kanë kërkuar presidentit që të mos vinte.
BBC shkrun se pavarësisht pretendimit të Trump se ai kishte dërguar Gardën Kombëtare në të vërtetë atë e kishin bërë zyrtarët e Kenosha-s. Në fjalimin e tij Trump u duk sikur po bënte fushatë para zgjedhjeve të nëntorit:
“Shumë njerëz po e shohin se çfarë po ndodh me këto qytete të cilat drejtohen nga Demokratët dhe kjo i ka neveritur. Ata e kuptojnë shumë mirë dhe nuk po mund ta besojnë se kjo është e vërtetë. Njëjtë si ata edhe unë.”
Më pas presidenti amerikan kaloi në sulm të drejtpërdrejtë ndaj kryetarit të bashkisë: “Unë pashë mbrëmë që këta anarkistë radikalë po tentonin të futeshin në shtëpinë e kryetarit të bashkisë. Jo vetëm kaq, por shumë gjëra të këqija po i ndodhin këtij kryetari bashkie sepse ai është budalla. Vetëm një budalla mund të ngrihet kështu për ta.”
Në fund Trump tha se vizita e tij në Kenosha do të ndihmonte në lehtësimin e tensioneve racore.



