Skandali te Onkologjiku, Kalemaj: Kemi të bëjmë me grup kriminal, strukturat antikorrupsion jashtë funksionit (VIDEO)

Skandali te Onkologjiku, Kalemaj: Kemi të bëjmë me grup kriminal, strukturat antikorrupsion jashtë funksionit (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, për skandalin me mjekët e spitalit Onkologjik ku bluzat e bardha bënin pazar me pacientët e sëmurë me kancer dhe i dërgonin në spital privat, thotë se në Shqipëri nuk kemi parë ndonjëherë dorëheqje, dhe nuk është çudi që ministrja e re të mos dorëhiqet.

Nga studio e MCN Live, Kalemaj tha se ajo që ka ndodhur është jashtëzakonisht e rëndë dhe se ka një skemë të mirëfilltë prej mbi 30 vitesh.

Sipas tij, reagimi është i madh në këtë rast pasi bëhet fjalë për të sëmurë terminalë dhe ti trajtosh këta pacientë si pazar të gjësë të gjallë dhe se është diçka më shumë se makabre dhe se thelbi i këtij problemi nuk është vetëm tek onkologjiku por te gjithë shëndetësia.

Kalemaj shtoi se fakt tjetër është edhe lidhja me depot farmaceutike, ku pacientëve nuk iu bëhej doza e duhur e kimios pasi ua shisnin farmacive.

Drupal Ad

Duke mos iu shërbyer i detyron që të ikin jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për njerëz që janë në pikë të hallit, duhet të shesin tokën, shtëpinë për të mbuluar kurimet.

Qeveria në 2013 e kishte një nga motot e saj shëndetësinë falas. Çdo ndërhyrje kirurgjikale që bëhet në shtet bëhet me anë të ryshfetit.

Çdo pacient që është përballur me shëndetësinë, e di që nuk ka shëndetësi falas. Në shtet ua jep në formë ryshfeti.

Unë jam dakord se sigurimet që ne paguajmë janë të papërfillshme. Më mirë të rriten këto që në fund të ditës të marrësh shërbimin e duhur.

Se që të shkosh në shtet do gjëmosh mjekun ti japësh ryshfetin, ndërsa në privat nuk e përballon dot.

Kjo është një nga arsyet kryesore pse emigrojnë shqiptarët. Arsyeja kryesore pse emigrojnë shqiptarët është shëndetësia.

Në çdo rast kemi të bëjmë me një grup kriminal. Farmacitë janë të liberalizuara në shkallë fundore të saj, depo farmaceutike ke pak, janë monopol.

Vetëm stomatologjia funksionon shkëlqyeshëm se është e liberalizuar totalisht dhe kemi raportin cilësi çmim ndër më të mirat në rajon.

Nuk duhet ngatërruar pjesa dërrmuese e bluzave të bardha me pjesën e kalbur, por pjesa e kalbur është në krye.

Nga shtresa e mesme pjesa më e madhe që po emigrojnë janë mjekët dhe infermierët. Pastrimi duhet të fillojë nga kreu i shtetit. Problemi është që këtu nuk vihet gishti në plagë.

Ne kemi pasur drejtori antikorrupsion në Kryeministri që në mandatin e parë qeverisës, çdo ministri ka audit, kemi ligj antimafia, kemi bilbilfryrësit, SPAK thotë se nuk ka asnjë denoncim nga administrata publike për askënd.

Çfarë bëjnë këto struktura? Tani do ngremë dhe një komision ad hoc. Të gjitha këto janë thjesht arsye banale, qeveria duhet ta pranojë se ka dështuar me ligjin anti-korrupsion.

SPAK thotë së pari mos më dekonspiro operacionet, thotë se duhet të raportojë rastet në SPAK.

Minimalisht duhet të bëjnë një mea culpa ministrat, qoftë ministri Manja dhe ministrja e Shëndetësisë.

Ka një zinxhir komandues aty, pse ishte përfshirë dhe zëvendësdrejtoresha e QSUT? Më bën përshtypje që jo që s’ka denoncim, por një pjesë tjetër nxitojnë që t’i mbrojnë këta.

Këtu shumë shpesh funksionon korporatizmi, unë njoh këtë dhe do e mbroj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy