
Tre milion dozat e para të vaksinës Pfizer kanë filluar të shpërndahen në 50 shtetet amerikane dhe në dhjetra vende.
Ngarkesa e parë më ato doza, doli nga një fabrikë në Micigan të dielën, me punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit që janë të parët në radhë për të marrë vaksinën.
SHBA ka miratuar vaksinën për përdorim emergjent dhe fillon nga dita e sotme. Vaksina ofron 95 për qind mbrojtje kundër covid 19.
Zërat nga Shtëpia e Bardhë kishin konfirmuar se pjesëtarë të lartë të administratës Trump do të ishin mes të parëve që do të merrnin vaksinën e Pfizer dhe Biontech, por Trump se ai ka kërkuar një rishikim të planeve.
Presidenti Donald Trump nuk ka pranuar që vaksina të injektihet fillimisht tek zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë siç ishte edhe paralajmëruar, duke kërkuar kështu një ndryshim të planeve.
Viktimat e koronavirusit janë rritur ndjeshëm që nga nëntori në SHBA, me një rritje ditore rekord prej 3309 viktimash të raportuara të shtunën.
Vaksina ishte konsideruar si një pikë kthese në pandeminë e koronavirusit që ka marrë thuajse 300 mijë jetë njerëzish në SHBA.
Administrata amerikane e ilaçeve dhe ushqimit, FDA, tha se autorizimi i saj për përdorim emergjence të vaksinës, ishte një arritje domethënëse në luftën ndaj pandemisë dhe vjen pas presioneve të mëdha të administratës Trump për të miratuar atë.
Doza të së njëjtës vaksinë po administrohen tashmë në Britaninë e Madhe.
Vaksina e Pfizer është miratuar ndërkohë edhe në Kanada, Bahrein dhe Arabinë Saudite.



