Britani/ Gjykata e Apelit vendos: I paligjshëm plani i Sunak-ut për dëbimin e azilkërkuesve në Ruandë

Britani/ Gjykata e Apelit vendos: I paligjshëm plani i Sunak-ut për dëbimin e azilkërkuesve në Ruandë

Plani i qeverisë britanike për të dëbuar azilkërkuesit në Ruandë është i paligjshëm, vendosi të enjten Gjykata e Apelit e Londrës në një vendim që i jep një goditje premtimit të kryeministrit Rishi Sunak për të ndaluar emigrantët të mbërrijnë me gomone. Tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit vendosën me shumicë se Ruanda nuk mund të trajtohej si një vend i tretë i sigurt, duke hedhur poshtë një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Lartë. Gjykatësi Ian Burnett tha se shumica konstatoi se “mangësitë në sistemin e azilit në Ruandë janë të tilla që ka arsye të konsiderueshme për të besuar se ekziston një rrezik real që personat e dërguar në Ruandë do të kthehen në vendet e tyre të origjinës, ku përballen me persekutim dhe trajtime të tjera çnjerëzore.” Sipas Home Office dërgimi i azilkërkuesve në Ruandë do t’i kushtonte Britanisë së Madhe 169 mijë paund për person. Kujtojmë që më herët edhe shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk ka kritikuar skemën që sipas tij ishte problematike nga pikëpamja etike. Vlen për t'u theksuar se emigrantët shqiptarë alarmuan disa deputetë në Britaninë e Madhe. Vlerësohet se në total vetëm vitin e shkuar 30 mijë azilantë mbërritën me gomone në Britaninë e Madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy