Pezullimi i HEC-eve, vendim parimor apo luftë politike brenda llojit? (VIDEO)

Pezullimi i HEC-eve, vendim parimor apo luftë politike brenda llojit? (VIDEO)

Rreth 20 km nga qyteti i Gramshit ndodhet Kanioni i Holtës, i cili këto dy vitet e fundit është bërë një atraksion turistik për shqiptarët dhe turistët e huaj. Bukuria që ofron vetë natyra e virgjër e kësaj zone ka ngjallur kureshtjen e mijëra vizitorëve.

Por në fakt, veç bukurisë së natyrshme, Kanioni i Holtës mori vëmendje edhe pas ndërtimit të HEC-it të Tërvolit, i cili mori pjesën më të madhe të ujit të kanionit duke bërë të mundur kështu që monumenti i natyrës të bëhej i vizitueshëm në një gjatësi prej 3.2 km.

HEC-i i Tërvolit që është ndërtuar para vitit 2015 me kapacitet 8.2 megavat është shumë pak i njohur nga shqiptarët, edhe pse sipas deklaratave të zyrtarëve të Bashkisë së Gramshit jashtë kamerave, për të ndërtuar këtë HEC, kompania ka ndërtuar një tunel 2.8 km në Krastin e Tërvolit, në një zonë të kategorizuar si zonë e mbrojtur që në vitin 2000.

Ndërsa ndërtimi i HEC-it të parë ka kaluar në heshtje të plotë, qytetarët dhe politika reaguan për punimet që në fakt po bëhen jashtë kanionit të Holtës, për një HEC i cili do të ketë kapacitetin rreth 2 megavat.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ishte i pari që reagoi për ndërtimin e këtij HEC-i. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boçi akuzon kompaninë Era Hydro se po krijon një shkatërrim apokaliptik. Për këtë, Partia Demokratike organizoi edhe një protestë në kanionin e Holtës.

Reagimi i qytetarëve ishte i menjëhershëm, falë edhe në rrjeteve sociale. Qeveria, e cila ende nuk e kishte marrë veten nga protesta e studentëve, reagoi menjëherë për të frenuar një tjetër tubim të përshkallëzuar të qytetarëve. Por si në çdo rast, kjo situatë është përdorur nga elementë brenda maxhorancës dhe qeverisë për të forcuar pozitat e tyre dhe për të dëmtuar të tjerë. Nuk do të kalonin shumë ditë dhe Ministrja e Energjitikës e sapoemëruar, Belinda Balluku, do të dilte në një deklaratë përmes së cilës lajmëroi pezullimin e punimeve jo vetëm për HECI-n në kanionin e Holtës, por të gjitha hidrocentralet jooperuese.

Pas kësaj deklarate, koordinatori i PS-së për Elbasanin, Taulant Balla, organizoi në Holtë, një dëgjesë me banorët e Gramshit dhe fshatrave përreth. Gjatë kësaj dëgjese, ministrja Balluku u premtoi banorëve se HEC-i nuk do të ndërtohet, nëse i dëmton ata.

Së bashku me Ballën dhe me Ballukun ishte edhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ministria e të cilit gjithashtu ka firmosur për të dhënë lejen e ndërtimit të HEC-it.

Ndërkohë, vetë banorët pranuan se bujqësia aty nuk është shumë e zhvilluar dhe ata i druhen vetëm dëmtimit të bukurisë natyrore.

Kryesocialisti i PS-së në Elbasan deklaroi se HEC-i nuk duhet të pengojë hyrjen e turistëve në kanion.

Ndërkohë, përfaqësuesi i ERA Hidro Pouer, u dha përgjigje të gjitha shqetësimeve të banorëve dhe të ministrave. Ai deklaroi se kompania i ka bërë të gjitha punimet konform ligjeve dhe i disponon të gjitha lejet.

Këtë e ka pranuar edhe vetë, inistrja Balluku.

TEMA TV udhëtoi drejt Kanionit të Holtës për të parë nga afër situatën.

Në fakt, ajo që për syrin e zakonshëm duket si një digë, është vetëm një vepër marrje e ujit. Sipas ekspertëve, vepra e marrjes do të shërbejë si pengesë për inertet që do vijnë bashkë me ujin kur kanioni do të ketë shumë prurje.

Po kështu shprehet edhe nënkryetari i Bashkisë së Gramshit, Enver Qose, i cili saktëson se bashkia nuk është inicuese e projektit.

Sipas projektit të bërë publik nga kompania Era Hydro, HEC-i ri që do të ndërtohet do të mbledhë ujin e HEC-it të Tërvolit dhe të pjesës së mbetur nga kanioni i Holtës.Vepra e marrjes ndodhet rreth 150 m nga hyrja e kanionit dhe uji do të shkojë nëpër tuba përreth 4 km deri në fshatin Kotor, ku do të ndërtohet hidrocentrali? Ndërkohë në të dyja anët e lumit nuk ka toka që mbillen dhe përdoren për bujqësi.

HEC-i në kanionin e Holtës duket se, më shumë se sa një shqetësim real, është një çështje politike, që po përdoret si nga opozita për arritur objektivat e saj akuzuese, por edhe nga vetë mazhoranca në formën e një taktike të njohur duke tërhequr vëmendjen nga problematikat ekzistuese. Opozita ngarkon me përgjegjësi kryetaren e Bashkisë së Gramshit, e cila dëshiron të rikandidojë në zgjedhjet e qershorit. Sipas burimeve të TEMA TV, kjo është edhe pika ku bashkohen dy partitë, PS dhe PD. Sipas këtyre burimeve, edhe kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, po mundohet që të bëhet pengesë për rikandidimin e Luljeta Dollanit. Gjithashtu një detaj që vlen për tu përmendur është se Kompania era hydo nuk ka qenë e para që ka kërkuar për të ndërtuar një vepër të tillë, por ka qenë shteti që e ka kërkuar ndërtimin e Hecit. Ky skenar merr konfirmim kur nënkryetari i bashkisë së Gramshit, Enver Qose, shprehet se bashkia jep vetëm mendim dhe nuk merr vendim, pasi përfitimet e taksave nga HEC-i që mund të ndërtohet i merr pushteti qendror dhe bashkia ka përfitim vetëm vlerën e qirasë.

Nëse vendimi për anulimin e ndërtimit të HEC-eve është parimor apo politik, kjo kuptohet edhe nga nisja e punimeve për ndërtimin e HEC-it në Valbonë, në një kohë që ministrja e sapoardhur lajmëroi pezullimin e përkohshëm deri në riskanimin e dokumenteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy