
Gazetarja Ervina Garo bëri me dije gjatë një lidhjeje me studion e MCN Live se është ndërprerë evakuimi i banorëve të Durrësit për shkak të kushteve atmosferike dhe për arsyen se ka mungesë mjetesh për ta kryer këtë proces.
Është ndërprerë evakuimi i banorëve për shkak të kushteve atmosferike, por në të njëjtën kohë ka mungesë mjetesh për ta kryer këtë proces.
Ka mungesë mjetesh për të kryer evakuimin e banorëve. Referuar të dhënave pritet që edhe 200 banorë të evakuohen. Ritmet janë të ngadalta edhe për shkak të kushteve atmosferike. Shumë banorë nuk kanë pranuar të evakuohen.
Ndërkohë Rama do të mbledhë nesër në Durrës kryetarët e bashkive.



