Stresi sërish në telashe me policinë, ja çfarë ka bërë kësaj here

Stresi sërish në telashe me policinë, ja çfarë ka bërë kësaj here

Reperi Arkimed Lusha, i njohur me pseudonimin Stresi, është shpallur në kërkim për shkak të një videoje të postuar në rrjetet sociale.

Në të, këngëtari dhe një mik i tij shfaqen duke qëlluar me shotgun në ajër. Sipas policisë së Tiranës, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, po punojnë për kapjen e shtetasve – A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe  E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë. Kjo për shkak se “më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik”.

Ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016. Policia njofton se po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të armës së zjarri gjuetie, tip “Shotgun”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy