Papa: Trump kryeson në 4 prej 7 shteteve të betejës. Republikanët kanë nxjerrë mësim nga hera e kaluar

Papa: Trump kryeson në 4 prej 7 shteteve të betejës. Republikanët kanë nxjerrë mësim nga hera e kaluar

Gazetari Robert Papa tha në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se ndryshe nga hera e kaluar këto zgjedhje republikanët kanë nxjerrë mësim dhe po votojnë me vota me zarf dhe ato të parakohshme.

Papa tha se në 7 shtetet vendimtare, Trump kryeson në 4 prej tyre.

Sipas Papës, fakti që në vota totale Harris është 1% përpara nuk do të thotë asgjë aq më tepër që poll-et kryhen nga e majta.

Kanë votuar rreth 30% e votuesve. Ajo që shoh që edhe në një shtetet blu siç është Nju Jorku radhë 2-3 orë. Është frymëzim, kjo tregon që republikanë kanë nxjerrë mësim nga hera e kaluar, po votojnë dhe ata me vota e zarf dhe vota të parakohshme.

Harris është 1% më para, në vota totale, është asgjë. Kemi parasysh që Hillary Clinton ishte 6.1% përpara humbi, Biden ishte 9.2% fitoi me 2. Në shtetet e betejave, në 7 shtete t, në 4 është Trump më mire, në 3 Harris është më mirë. Askush nuk mund ta thotë dot si do shkojë gara sepse është shumë e ngushtë. Poll-et kryhen nga e majta kjo më jep besim që Trump do të kthehet.

Ishte magjike ajo që ndodhi dje në Madison Square Garden. Kishte thuajse aq njerëz sa brenda dhe jashtë. Trump e di që nëse Kamala do të humbasë do të humbasë nga hapja e kufirit jugor. 20 mln emigrant pa dokumente, sikur 1% të jetë kriminelë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy