Belsh/ Tregu i ri mbyllur, tregtarët në rrugë (VIDEO)

Belsh/ Tregu i ri mbyllur, tregtarët në rrugë (VIDEO)

"Xhadat" bënë një vëzhgim në qytetin e Belshit, ku konstatuan plot shitës ambulant në rrugët e qytetit, teksa sipas qytetarëve pazari bëhet ditën po në rrugë ditën e shtunë të çdo jave. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka investuar për ndërtimin e një tregu të ri me vlerë 21 milionë lekësh në Belsh, një investim ky që u promovua në rrjetet sociale edhe nga Kryeministri Edi Rama. Edhe pse kryeministri tha se tregu i ri i Belshit është gati, “Xhadat” konstatuan se tregut i mungonin edhe tezgat. Mungesa e tregut agro-ushqimor në qendër të qytetit i detyron tregtarët të shesin në rrugë, duke e shndërruar atë në treg. Tregtarët thonë se kanë vite që tregtojnë produktet e tyre në rrugë. Edhe pse është investuar për ndërtimin e tregut të ri, tregtarët ambulantë nuk pranojnë ta frekuentojnë atë pasi tregu i ri i Belshit është shumë larg qendrës. “Tregu, bëhet brenda në qytet, që të jetë sa më afër qytetarëve. Unë nuk kam makinë, nuk kam me se të shkoj tek tregu i ri”, tha një tregtar. Edhe qytetarët e këtij qyteti pohuan se tregu i ri i Belshit është shumë larg dhe se nuk kanë një automjet për të bërë pazarin atje. “Xhadat” iu drejtuan përmes një kërkese për informacion Bashkisë së Belshit në lidhje me tregun e ri të këtij qyteti. Ky institucion na ka informuar se ndërtimi i tregut te ri është investim publik nga AZHBR dhe do të hapet shumë shpejt. Bashkia na garanton se ky investim nuk do lejojë tregtarët ambulant të shesin produktet e tyre në trotuaret e qytetit. Edhe pse tregu i ri është gati, ky institucion thotë se ende nuk ka një marrëveshje me tregtaret, por janë në proces dhe në tratativa për t'i dërguar këta të fundit në tregun e ri, i cili me makinë përshkruhet për gati 8 minuta, ndërsa në këmbë për 46 minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy