Harta botërore e rrjeteve sociale, “Facebook” fiton terren në ish-Bashkimin Sovjetik (VIDEO)

Harta botërore e rrjeteve sociale, “Facebook” fiton terren në ish-Bashkimin Sovjetik (VIDEO)

Facebook vijon të rritet dhe të marrë përdorues nga rrjetet sociale të ish-Bashkimit Sovjetik. Instagram ka fituar gjithashtu terren duke u distancuar nga sfiduesit e tjerë. Kjo është panorama e hartës së botës së rrjeteve sociale, e përpunuar nga eksperti i komunikimit digjital, Vincenzo Cosenza. Facebook që pak kohë më parë mbushi 15 vjeç, ka vijuar të rritet duke i kaluar 2.3 miliardë përdorues mujorë, prej të cilëve 1.5 miliardë që hyjnë në paktën 1 herë në ditë. Sot ai është rrjeti social i preferuar në 153 nga 167 vende, praktikisht 92% e globit.

Vitin e fundit, Facebook ka fituar terren në vende si Azerbajxhani, Gjeorgjia apo Moldavia përballë Odnoklassniki-t, një prej dy rrjeteve sociale dominuese në ish-Bashkimin Sovjetik.

“Ky mund të jetë një sinjal se ajo popullatë është gati për rrjetin e Zuckerbergut dhe kapitullimi i radhës mund të jetë VKontakte”, thotë eksperti, ndërsa situata paraqitet më e zymtë në Iran, ku censurës së shtetit i shpëton vetëm Instagrami.

Për analizën, siç raporton ANSA, Cosenza ka përdorur shërbimet e analistëve të trafikut online si SimilarWeb dhe Alexa.

“Janë 58 vendet, në të cilat Instagram ka fituar terren, duke dyfishuar përdoruesit e dukë u shkëputur nga rivalët. Me 1 miliard përdorues, ai renditet i dyti në 44 vende, ndërsa Tuiter vijon të jetë i qëndrueshëm në 9 vende, mes të cilave Spanja, Irlanda, Arabia Saudite, ndërsa Reddit reziston në vende si Kanadaja, Zelanda e Re, Norvegjia.

Pra, bota e rrjeteve sociale duket e destinuar të mbetet e ndarë në blloqe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy