Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës.
Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.
Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren.
Pjesë e këtij auditimi do të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qendror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.
Auditimi do të zgjasë disa ditë.



