Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga Covid-19.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se aktualisht rastet aktive në Kosovë janë 314.
Ndërkohë numri i të vaksinuarve me dy doza është 775.162, ndërsa prej 9 dhjetorit ka nisur dhe aplikimi i dozës së tretë të vaksinës.



