Negociatat në vjeshtë? Reuters: Aspak premtuese për Shqipërinë, Maqedonia shanse të mira (VIDEO)

Negociatat në vjeshtë? Reuters: Aspak premtuese për Shqipërinë, Maqedonia shanse të mira (VIDEO)

Bisedimet për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shanset për t’u hapur, duket se po zbehen. Diplomatë dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian i konfirmuan agjecisë mediatike “Reuters”, se pavarësisht se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e Evropës të bllokut do të japin përparim në bisedimet e anëtarësimit në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg, mundësitë pothuajse janë shuar, sidomos për vendin tonë. Duke ju referuar burimeve nga brenda Bashkimit Europian, asnjërit vend nuk do t'i jepet dritë jeshile atëherë, thanë diplomatët dhe zyrtarët e BE për Reuters, edhe pse 13 vende të BE, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë  thirrje për fillimin e negociatave zyrtare.

"Maqedonia e Veriut ka një shans të mire, për bisedimet e anëtarësimit në BE, duke pasur parasysh zgjidhjen historike të çështjes së emrit të saj", tha një zyrtar i lartë i BE, “por Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri. Nuk është aspak premtuese", tha zyrtari i lartë i Bashkimit Europian, shkruan Returs.

Qeveria gjermane kërkon një dritë jeshile për Maqedoninë, por nuk ka asnjë marrëveshje për Shqipërinë, të cilën qendra e djathtë në koalicion e sheh si një shtet problematik. Dhoma e ulët e Bundestagut ka rënë dakord të shtyjë çdo vendim deri në shtator, ashtu sikurse edhe Franca dhe Holanda. Për këto shtete  si pengesë nga ana e Shqipërisë për të nisur bisedimet për negociatat, mbetet nbiveli i lartë i korrupsionit dhe kriminalitetit, për të cilën vetë Holanda kërkoi nga Komisioni Europian që të rikthehet regjimi i vizave për nënshtetasit shqiptarë drejt Shëngenit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy