
Pjesa e më madhe e vendit tonë do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.
Por në zonat malore parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme në orët e mesditës dhe pasdites.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Ballkani Veriperëndimor do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin shira, ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi të shoqëruara me mini stuhi ere.
Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu paraqitet pjesërisht Qëndra e kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, por më të dukshme kthjellimet do të jenë në Gadishullin Iberik.



