Qyteti suedez, pleh pule për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Qyteti suedez, pleh pule për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Një qytet në Suedinë e Jugut ka përdorur një mënyrë të pazakontë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë një ngjarjeje festive vjetore të enjten - plehun e pulës.

Autoritet kanë shpërndarë sasi të mëdha plehu pule në parkun e qendror për të mbajtur larg vizitorët e mundshëm që zakonisht vijnë në 30 prill për të festuar Natën e Walpurgis-it. "Edhe plehërohet toka, edhe mbahen larg njerëzit", u shprehën ato.

Festa shënon kalimin e ditëve të errëta dhe të ftohta të dimrit në ditë të ndritshme të pranverës dhe verës. Zakonisht festohet me pikniqe, festa dhe zjarre në të gjithë vendin, dhe tërheq rregullisht mijëra studentë. Po me erën e keqe të plehut kjo do të jetë e pamundur.

"Ky është një park ku mblidhen zakonisht 30 000 njerëz, por me COVID-19 kjo tani është e pamendueshme. Ne nuk duam që Lundi të bëhet një epiqendër për përhapjen e sëmundjes", tha kryetari i qytetit, Philip Sandberg, për “Reuters”.

Suedia ka një qasje më të butë se shumë vende të tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke kërkuar më shumë sesa urdhëruar që njerëzit të mbajnë distancën sociale.

Në përputhje me këtë politikë, autoritetet kanë kërkuar që njerëzit të shmangin grumbullimin për natën e Walpurgis të këtij viti, por nuk janë ndaluar festimet.

Autoritetet kanë frikë se të rinjtë, veçanërisht studentët, do të duan të shijojnë një piknik dhe të pinë në park.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy