Qentë endacakë/ Mebelli: Një qen i tërbuar shkakton vdekje nëse kafshon, gjëja e parë që duhet të bërë është mjekimi

Qentë endacakë/ Mebelli: Një qen i tërbuar shkakton vdekje nëse kafshon, gjëja e parë që duhet të bërë është mjekimi

Ornela Mebelli, menaxhere spitali veterinar e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur për sulmet e qenve endacakë në rrugë për të cilët u shpreh se dëmi i shkaktuar nga ata është njësoj pa dallim race.

Ajo tha se qentë endacakë na kanosin sëmundjen e tërbimit nga e cila mund të rrezikojmë dhe vdekjen pasi atyre i mungojnë vaksinat kalendarike, ndryshe nga një qen i mbajtur në shtëpi.

Sipas saj gjëja e parë që duhet të bësh pasi je sulmuar nga një qen është të paraqitesh pranë një qendre shëndetësore për të marrë ndihmën e nevojshme.

Fatkeqësisht nuk është vetëm rraca pitbull, edhe qeni i rrugës njëson të kafshon. Çdolloj kafshe nëse të kafshon dhe ka kafshim të fortë të bënë të njëjtin dëm, por ideja për të dalluar se është qen rruge apo shtëpie e para do shohësh mirëmbajtjen.

Shpesh herë shumë persona pasi arrijnë njëfarë kohe të jetës së qenushit e lëshon në rrugë, ky është problemi, pra problemi më i madh qëndron te njerëzit.

Janë të rralla defektet gjenetike që një qen të lindë agresivë, por janë njerëzit që e nxisin ndaj dhunës, pra varet si e mëson, e trajton.

Ndërsa sa i përket qenve endacakë të rrugës që s’kanë bërë vaksinat kalendarike, kanë më shumë dëme të shkaktuar te kafshimi se sa ata të shtëpisë sepse është frika e transmetimit të sëmundjes së tërbimit sepse fatkeqësisht ti përfundon në vdekje. Karakteristika kryesore është se ka jargë të thella dhe ka frikë nga uji dhe është agresivë ndaj çdolloj kafshe tjetër apo njerëzve.

Kjo sëmundje është e trashëguar, por nëse je i vaksinuar nuk prekesh. Një tjetër problematikë është dhe kastrimi dhe agresiviteti i tyre rritet me ardhjen e sezonit të shumimit. Gjëja e parë që duhet të bësh pasi je sulmuar duhet të mjekohesh pranë qendrës shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy