PD: Nuk kanë vend mes nesh ata që votuan për Gramoz Ruçin

PD: Nuk kanë vend mes nesh ata që votuan për Gramoz Ruçin

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me qëndimin që do të mbahet për deputetët që votuan Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi një ditë më parë në seancën e parë parlamentare për këtë legjislaturë. Në deklaratën e shpërndarë për mediat, PD-ja thekson se ata që votuan Ruçin dje nuk kanë vend në selinë blu.

DEKLARATA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me ashpërsi atë cfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy