Rama prezanton planin e PS për arsimin: Brenda mandatit të ardhshëm rrisim me 40% pagat e mësuesve (VIDEO)

Rama prezanton planin e PS për arsimin: Brenda mandatit të ardhshëm rrisim me 40% pagat e mësuesve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në prezantimin zyrtar të programit të PS-së për shkollat dhe universitetin nëse fiton mandatin e tretë qeverisës të vendit tha se pagat e mësuesve do të rriten edhe me 40%. Ndërsa në fjalën e tij Rama thumboi opozitën, e tha se në qeverisjen e tyre bënë që familjet shqiptare të “rripeshin” edhe një herë njësoj si në kohën e firmave piramidale.

Nuk mjaftojnë as ato që kemi bërë në arsimin e lartë për universitetet, ku këta, ja dolën e nxorën kokën sapo dëgjuan fjalën uiniverstitet. Këta që duan të rikthehen në drejtimin e arsimit morën në qafë breza të tërë studentësh me kristalet e llamarinat e magazinat e diplomave, në rrjepjen e dytë më të madhe shtetërore të familjeve shqiptare pas firmave piramidale, pas gënjeshtrës së dytë më të madhe të arsimimit të lartë të të gjithëve”, u shpreh Rama.

Ai tha se për një gjë ndihet krenar me arritjet e qeverisë së tij, kur fëmijët e VIP-ave siç tha nuk hyjnë më dot në universitet nëse nuk e meritojnë atë vend.

Jam krenar për një arritje, që e kanë prekur, jetuar, shijuar vlerësuar maturantët pa lekë, pa krushq e miq pa litarë partie në qafën e tyre të njomë, falë rivendosjes së konkurrencës e meritës për herë të parë në historinë e dhimbshme e të lodhshme të këtij tranzicioni në sitemin hyrës në universitet i gjen çdo fundverë në krye të listave hyrëse, zotër të vetes dhe gur të rëndë në vendin e vet, krenar kur fëmija e një VIP-i nuk e meriton të hyjë në universtuet në atë fakultet që i ka vënë syrin për të fituar një vend pëllumbash me vonë, s’ka shans për të hyrë, apo kur del prapa fëmijës së një çobani s’ka shans ta parakalojë se sistemi i hyrjes në universitet është dixhital, transparent e i pamanipulueshëm”, shtoi ai.

Kryeministri Rama teksa ka folur për arsimin, nuk ka lënë pa ironizuar edhe tre kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike. Mark Markun, Agron Gjekmarkajn dhe Albana Vokshin, Rama i quan reaksionarë dhe sharrëxhinj, që sipas tij vetëm dinë të shajnë dhe të hedhin kunja.

Në kohën jo të largët kur drejtonin këta, që duan të rikthehen në drejtim për  të vënë arsimin në hyqmin e Markut, Gjerkmarkut ishte realiteti i hidhur i pushtetit me shkollën. Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK. Të tre reaksionarë sharrëxhinj, si sharrëxhinj, sharro me sharrë dhe si shargji, shaj e shaj. Sharrëxhinj, kujunxhinj, që vënë kujën për çdo gjë që bëhet dhe çdo punë që niset kundër reformës së reformës në universitet, kundër çlirimit të shkollës nga tekstet e Bari Fallinjve dhe Muco Tafajve të kohës. Kundër, kundër. Me të shara dhe kunja”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy