Politikanët mund t’i shani dhe t’u tregoni gishtin e mesit, gjykata u jep të drejtë qytetarëve

Politikanët mund t’i shani dhe t’u tregoni gishtin e mesit, gjykata u jep të drejtë qytetarëve

Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë gjeste si ngritja e gishtit të mesit apo t’i shajnë politikanët, përsa kohë kanë një justifikim për këtë veprim. Ky është në fakt vendimi i një gjykate në Austri.

Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Cristian strache, ka akuzuar një grup aktivistësh të ekstremit të majtë për “ofendim publik”, pasi ata lançuan një video në mediat sociale, ku shfaqeshin duke e fyer në forma të ndryshme. Megjithatë, Gjykata e Apelit në Vjenë e hodhi poshtë pretendimin e tij duke u bazuar në lirinë e shprehjes.

“E drejta për opinione politike provokuese është themelore dhe pjesë e lirisë së shprehjes”, thuhet në vendimin e Apelit, që lë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Grupi “The Linksëende Jetzt” ka bërë një video, në të cilën listohen një seri arsyesh për të thënë "Fuck Strache" dhe për të ngritur gishtin e mesit kundër liderit të Partisë së Lirisë, parti e së djathtës ekstreme. / BBC / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy