Rama: Nuk keni parë gjë akoma, turizmi do të lulëzojë

Rama: Nuk keni parë gjë akoma, turizmi do të lulëzojë

Kryeministri Rama u ndal në zjvillimin e turizmit gjatë komunikimit të djeshëm javor. Kreu i qeverisë, publikoi projektin më të ri, atë të rilindjes rurale, që do të jetë, siç tha, plotësues i rilindjes urbane.

“Për sezonin e ardhshëm do të ketë përfunduar realizimi i projekteve të Himarës, Vunoit, Jalës, Dhërmiut të Vjetër, ndërkohë do përgatiten projekte për Golemin, Spillenë, Velipojën, liqenin e Shkodrës, Vermoshit, Dumresë, etj. Ka ardhur koha që me qeverisjen pa koalicion, të krijohet mundësia që të ngremë edhe një program kombëtar të rilindjes rurale që do të jetë komplementar me atë të rilindjes urbane. Do mbështesim mëkëmbjen e infrastrukturës në bazë të prodhimit blektoral dhe zhvillimin e agroturizmit në hapësirat rurale të bashkive të reja”, tha kryeministri.

Rama tha se mandati pa nevojën e aleatëve do të bëjë që vendi të ecë më shpejt drejt të ardhmes.

“Frymëmarrja që na jep mandati i ardhshëm qeverisës, ose timoni pa të tjerë për vrapuar shumë më shpejt drejt Shqipërisë që duam, do na çojë në një pikë deri sot të pamundur në rrugën e të ardhmes. Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma”, e mbylli Kryeministri komunikimin javor. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy