Ish-Myftiu i Tiranës, Hysni Gurra tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se xhamitë duhet të jenë objekt kontrolli nga institucionet fetare dhe nga organet e sigurisë për mesazhet që përcillen aty.
Sipas Gurrës, hoxhallarët duhet të jenë të kujdesshëm në predikimet e tyre duke marrë parasysh dhe kontekstin ku jetojmë.
Është momenti që hoxhallarët apo imamllarët të jenë të kujdesshëm duke marrë parasysh kontekstin ku jetojmë, traditat tona, respektimin e besimeve këtu dhe mesazhin që përcjellin qoftë nëpërmjet xhamive, që duhet të jenë objekt i kontrollit të vetë institucionit që është në apati, por edhe të organeve të sigurisë për mesazhet që përcillen sigurisht dhe ato në botën virtuale.



