Dasma e dështuar, shndërrohet në darkë për të pastrehët

Dasma e dështuar, shndërrohet në darkë për të pastrehët

Një grua nga Indiana në SHBA, nuk ka dashur që martesa e anuluar të shkojë huq.

Për këtë arsye, Sarah Cummins, e ka organizuar një festë për personat e pastrehë.

Ajo ka deklaruar se ka anuluar martesën me ish-të dashurin e saj, për arsye që nuk i ka bërë publike dhe në vend të saj ka menduar të organizojë një festë me njerëz të panjohur.

Ajo ka thënë se një nga arsyet ka qenë se marrëveshja 30 000 dollarëshe që kishte bërë me pronarët e lokalit se ku do të mbahej dasma, ishte e panegociueshme andaj krijoi një tjetër festë.

Ajo ka thënë se ka menduar si ide më të mirë që ushqimin për 170 persona, të hante dikush tjetër pasi dasma nuk do të mbahej.

Për mua, kjo ka qenë një mundësi t’ju tregoj këtyre personave se ata e meritojnë të jenë në një vend të tillë, sikurse çdokush tjetër”, ka thënë Cummins, 25 vjeçe.

Njëri nga të mysafirët ka thënë së është e lumtur që është ftuar.

“Për shumicën nga ne, është mirë që të shohim se çka mund të kemi, ose çka kemi pasur dikur”, ka thënë Allen. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy