Fundi i epokës Orbán? Haxhiu: Trump dhe Putin po humbin ndikimin në Evropë, Hungaria po hyn në një epokë të re politike

Fundi i epokës Orbán? Haxhiu: Trump dhe Putin po humbin ndikimin në Evropë, Hungaria po hyn në një epokë të re politike

Analisti Baton Haxhiu, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar zhvillimet politike në Hungari dhe figurën e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, duke e vendosur atë në qendër të një analize mbi ndryshimet ideologjike dhe orientimet gjeopolitike në Evropë.

 

Sipas Haxhiut, politika shpesh prodhon “ndryshim bindjesh dhe personalitetesh të dyfishta”, duke përmendur si shembull Orbánin, i cili në periudha të mëhershme ka qenë kritik ndaj ndikimit rus, ndërsa më vonë është afruar me Moskën dhe me figura si Vladimir Putin.

 

Ai theksoi se kjo qasje e ka ndërtuar një narrativë të fortë politike në Hungari, por që sipas tij ka krijuar edhe polarizim të thellë brenda vendit. 

 

Haxhiu shtoi se ndikimi i Evropës në proceset zgjedhore ka qenë vendimtar në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se fitorja e opozitës e lidhur në diskutim edhe me figurën e Péter Magyar shënon një kthesë politike në vend.

 

Në analizën e tij, Haxhiu përmendi gjithashtu ndikimin e aktorëve globalë si Donald Trump dhe Vladimir Putin në skenën politike evropiane, duke argumentuar se ndryshimet në Hungari mund të ndikojnë edhe në balancat rajonale në Ballkan dhe më gjerë.

 

Në fund të deklaratës së tij, ai sugjeroi se humbja e ndikimit të aleatëve të Orbán në Evropë mund të hapë një fazë të re politike në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy