
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të takohet me zyrtarët turq të hënën për të diskutuar luftën Izrael-Hamas.
Kjo është ndalesa e fundit e tij, pas një turi diplomatik të “stuhishëm” në Lindjen e Mesme.
Blinken u takua me kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani për më shumë se një orë në një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad të dielën, duke u shprehur se takimi ishte produktiv. Kjo erdhi pasi ai vizitoi të premten Izraelin dhe u takua me liderët kryesorë arabë të shtunën në Jordani.
Ai u takua gjithashtu me presidentin e Autoritetit Palestinez të dielën në Ramallah, ku të dy diskutuan mbi përshkallëzimin e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor.



