"Deti" /Negociatat me Greqinë, Meta i jep autorizimin ministrit Bushati

"Deti" /Negociatat me Greqinë, Meta i jep autorizimin ministrit Bushati

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka vendosur ditën e sotme që t’i japë Plotfuqishmërinë, ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, për të autorizuar grupin e negociatorëve që të fillojnë punën me palën greke për të arritur marrëveshjen për ndarjen e hapësirës detare midis dy vendeve.

Presidenti sqaron se duke u bazuar në të drejtën që i jep ligji, ka vendosur që të autorizojë negociatorët e caktuar nga ministri Bushatit që të nisin punën për kufizimin e zonave detare, ndërsa u ka kërkuar atyre të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit", thuhet më tej.

Për të ardhur deri tek ky vendimi, Meta dhe Bushati kanë pasur përplasje mes tyre, si në publik, po ashtu edhe përmes shkresave zyrtare. Ministri Ditmir Bushati i kërkoi zyrtarisht Presidentit Meta marrjen e plotfuqishmërisë për zhvillimin e negociatave më 14 shkurt të këtij viti.

Ditë më vonë, më 27 shkurt, Meta i ktheu përgjigje Bushati me një kërkesë prej 9 faqesh. Po ashtu, në kuadër të kësaj, presidenti ka pasur konsultime me ish-presidentët e Shqipërisë, si dhe me kryetaren dhe nënkryetarin e Komisionit të Jashtëm.

Pas këtij vendimi të Metës, grupi negociatorë, tanimë është i lirë që të nisë diskutimet me palën grek për të gjetur një dakordësi për kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy