Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare është rritur edhe pse janë rritur çmimet

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare është rritur edhe pse janë rritur çmimet

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi përmes një konference për mediat se rritja ekonomike për tremujorin e parë në Shqipëri ishte afro 6 për qind, ku sektori me ndikim më të madh ka qenë ndërtimi.

Siç jeni bërë me dije, dje është publikuar PPB nga INSTAT, ku rritja ekonomike për tremujorin e parë të vitit 2022 rezultoi 5,97 për qind, pra afërsisht 6 për qind. Ne vijojmë t’i mbetemi parashikimeve të rritjes prej 3,24 për qind për vitin 2022. Rritja e tremujorit të parë ka qenë në të gjithë sektorët, ku rritjen më të lartë e ka pasur sektori i ndërtimit, me 25,49 për qind, ndërkohë që edhe tregtia me shumicë dhe pakicë ka rezultuar me rritje 10,55 për qind. Ka pasur rritje në konsum dhe investime. Në krahasim me vendet e rajonit rritja e Shqipërisë ka qenë më e lartë se mesatarja e BE-së dhe më e lartë se rritja e vendeve të rajonit”.

Ibrahimaj ka bërë me dije se niveli i borxhit publik për tre mujorin e parë në vendin tonë ka arritur në 69.6% për shkak të përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe ngadalësimit të huamarrjes së brendshme. 

Për muajin maj inflacioni rezultoi 6,7 për qind. Duhet theksuar që norma e lartë e inflacionit, duke krahasuar majin me prillin kemi pasur një reduktim në 0,5 për qind. Ndonëse inflacioni ka ardhur në rritje edhe bizneset kanë ardhur po ashtu në rritje.”

Ajo theksoi se ekonomia shqiptare është rritur edhe pse janë rritur çmimet.

Ekonomia shqiptare është rritur edhe pse janë rritur çmimet. Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve. Qarkullimi i sektorëve ka qenë 13.5%. Ecuria pozitive e të ardhurave është ndikuar nga performance më e mirë e mbledhjes së të ardhurave. Nga sot reforma e fiskalizimit ka përfunduar".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy