
Vaksina Pfizer/BioNTech COVID-19 duket se mbron nga një mutacion që është gjetur në dy variantet e reja të koronavirusit, që njihen si varianti britanik dhe ai i Afrikës së Jugut.
Studimi i ri sugjeron që mutacioni N501Y, i gjetur në variantet që po shkaktojnë një shqetësim të ri global, mund të luftohet nga antitrupat që gjeneron vaksina Pfizer.
N501Y është një ndryshim i lehtë në një pikë të proteinës spike që mbështjell virusin.
Kjo proteinë besohet të jetë arsyeja pse ky variant përhapet kaq lehtë.
Shumica e vaksinave që po aplikohen në të gjithë botën e stërvitin trupin ta njohë atë proteinë dhe ta luftojë atë.
Pfizer punoi me studiues nga Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit në Galveston për teste laboratorike për të parë nëse mutacioni ndikonte në aftësinë e vaksinës së tij për ta kryer këtë funksion.
Ata përdorën mostra gjaku nga 20 persona që morën vaksinën, të bërë nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.
Antitrupat nga ata që e kishin bërë vaksinën luftuan me sukses kundër virusit.



