Mijëra njerëz largohen nga Santorini ndërsa tërmetet vazhdojnë

Mijëra njerëz largohen nga Santorini ndërsa tërmetet vazhdojnë

Mijëra njerëz janë larguar nga ishulli i Santorinit, ndërsa qindra tërmete kanë tronditur këtë destinacion të famshëm turistik grek.

Më shumë se 6,000 banorë janë larguar nga ishulli gjatë ditëve të fundit, sipas medias greke ERT. Të martën herët në mëngjes, qindra njerëz, të ngarkuar me sendet e tyre personale, u panë duke pritur në portin e ishullit për një traget që do t’i çonte në Athinë.

Një lëkundje me magnitudë 4.8 u regjistrua të martën në mëngjes, vetëm pak kohë pas një tërmeti 4.9 ballë të regjistruar gjatë fundjavës – më i fuqishmi deri më tani. Gjatë tre ditëve të fundit, rreth 550 lëkundje me magnitudë mbi 3.0 janë regjistruar në Detin Egje, midis Santorinit dhe ishujve të afërt Amorgos dhe Ios.

Organizata e Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet e Greqisë (OASP) ka paralajmëruar se aktiviteti sizmik intensiv mund të vazhdojë edhe për shumë ditë ose për javë të tëra.

Santorini, i njohur edhe si “Ishulli i Instagramit”, tërheq rreth 3.4 milionë vizitorë në vit, por ka vetëm rreth 20,000 banorë të përhershëm.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, të hënën u bëri thirrje banorëve të ruajnë qetësinë, ndërsa autoritetet po përballen me “një fenomen shumë intensiv gjeologjik”.

Janë njoftuar fluturime shtesë për të ndihmuar banorët të largohen nga ishulli, me 15 fluturime nga Santorini në Athinë të planifikuara për të martën. Ndërkohë, shkollat në ishull do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten, dhe banorët janë këshilluar të shmangin grumbullimet e mëdha në ambiente të mbyllura.

I pozicionuar pranë kufirit të pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike, Santorini nuk është i panjohur për aktivitetin sizmik. Megjithatë, lëkundje të vazhdueshme si këto janë të rralla.

Ishulli është i njohur për kalderën e tij – një krater në formë tasi, i krijuar nga një shpërthim vullkanik – që daton rreth 3,600 vjet më parë dhe është një nga shpërthimet më të fuqishme të njohura në histori.

Tërmeti më i madh i regjistruar në Santorini ndodhi në vitin 1956, me magnitudë 7.5 ballë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 53 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy