Video/ Himara nën 'pushtetin' e zjarreve, flakët rrezikojnë banesat

Video/ Himara nën 'pushtetin' e zjarreve, flakët rrezikojnë banesat

Vatrat e zjarrit të përmasave të mëdha vijojnë të jenë ende aktive në fshatin Pinar në Himarë.

Mësohet se fillimisht janë përfshirë nga flakët disa shkurre, por zjarri është përhapur me shpejtësi.

I favorizuar nga era që fryn në këtë zonë, flakët po i afrohen banesave duke i vënë në rrezik.  

Zjarri ka rënë që prej orës 9 të mëngjesit, ndërsa pavarësisht punës nga zjarrfikësit, sërish situata nuk është vënë nën kontroll.

Në terren janë përfshirë 15 zjarrfikës, 3 mjete nga Himara dhe 1 nga Saranda që po punojnë për shuarjen e flakëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy