Kushi dorëzon detyrën: Përmbylla angazhimin më sfidues

Kushi dorëzon detyrën: Përmbylla angazhimin më sfidues

Evis Kushi i dorëzoi detyrën e ministres së re të Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me një ceremoni simbolike në prani të zv. Kryeministres znj. Belinda Balluku. Kushi ka ndarë në rrjete sociale foto nga momentet e dorëzimit të detyrës, shoqëruar edhe me një mesazh falënderimi ndaj punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për punën dhe rezultatet e arritura në fushën e arsimit. POSTIMI I PLOTË Sot përmbylla angazhimin më sfidues të karrierës sime, duke falënderuar me mirënjohje të gjithë kolegët e nderuar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me të cilët punuam përgjatë tre viteve dhe pavarësisht sfidave të vështira, arritëm shumë rezultate pozitive në interes të nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve, sportistëve dhe familjeve shqiptare. Së bashku me Zv.Kryeministren Belinda Balluku i uruam shumë suksese mikes sonë Ogerta Manastirliu, me besimin e plotë për të vijuar më tej e më shpejt në rrugën e reformave dhe projekteve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy