Sanksionet e Perëndimit/ Putin: Qeveria ruse po merr vendime të menjëhershme

Sanksionet e Perëndimit/ Putin: Qeveria ruse po merr vendime të menjëhershme

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se qeveria e tij po vazhdon të zbatojë masa për të trajtuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga "vendet jomiqësore".

“Qeveria e Rusisë po merr vendime të menjëhershme për të siguruar funksionim të qëndrueshëm të tregut dhe sektorit financiar”, u tha ai udhëheqësve euroaziatikë gjatë një takimi virtual të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik të premten. 

"Ne jemi duke punuar në rritjen e aksesit në financa, për të mbështetur kapitalin qarkullues dhe likuiditetin." 

Rusia kishte filluar t'u kërkonte vendeve që të paguanin për dërgesat e naftës dhe gazit në rubla, por Putin thotë se politika do të ndryshojë për disa partnerë.

"Ne po zgjerojmë praktikën e pagesave në monedhat kombëtare për ato vende që e kanë provuar veten si partnerë të besueshëm për Rusinë," tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy