
Në prag të takimit në Burksel, Presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se do të jetë e vështirë që të gjendet një zgjidhje për Kosovën.
“Ne do të vazhdojmë që të ofrojmë paqe dhe kompromise dhe të kërkojmë se çka është mundshme, realiste, e drejtë dhe racionale për serbet dhe shtetin e Serbisë”, tha ai.
Më tej Vuçiç tha se të gjithë serbët dhe qytetarët e Serbisë që po luftojnë për ruajtjen dhe arritjen e interesave kombëtare shtetërore.
Ndërkohë që i takon ndryshimit të kufijve, një tjetër reagim i ashpër ka ardhur nga zërat kundër në Prishtinë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se nuk do të bëhet pazar për Mitrovicën.



