Dy persona janë konfliktuar ashpër me njeri tjetrin, tek banesat sociale në Shkozë. Ka qënë policia e cila ka ndërhyrë menjëherë duke berë të mundur arrestimin e tyre, dhe duke shmangur kështu vrasjen e tyre.
Njëri prej të arrestuarëve është 31 vjeçari, me iniciale D.M, banues në Tiranë, që kishte një levë hekuri në dorë, kurse përballë tij ishte 27 –vjeçari Pal Prenga që kishte nxjerrë një armë “Shotgun” me 5 fishekë. Ata janë përplasur fizikisht në fillim dhe më pas Prenga me të bërtitura, e ka kërcënuar me armë palën tjetër. Policia ka ndërhyrë duke i arrestuar. Nuk dihet ende cila ka qënë arsyeja e këtij sherri.



